Aktivistët e klimës bllokuan pistën e aeroportit në Berlin
Aeroporti i Brandenburgut i në Berlin njoftoi sonte se fluturimet kishin rifilluar me vonesa të vogla pasi aktivistët e Gjeneratës së Fundit dolën në pista dhe bllokuan pistën e aeroportit.
Aktivistët transmetuan drejtpërdrejt protestën e tyre në Twitter, duke treguar se si përdornin ngjitësin, përpara se të prisnin një gardh për të hyrë në pistë.
"1% e njerëzve janë përgjegjës për 50% të fluturimeve"
Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të zgjerojë ofertën e transportit hekurudhor të lirë.
+++ Flugverkehr am BER eingestellt +++
— Letzte Generation (@AufstandLastGen) November 24, 2022
Das Flugzeug ist kein Verkehrsmittel für Normalbürger:innen. Die meisten Menschen – etwa 80% – sind noch nie geflogen.
Ein wohlhabendes Prozent der Bevölkerung verursacht allein etwa die Hälfte der flugbedingten Emissionen. pic.twitter.com/Avfg5tDeqw
"Një për qind e popullsisë me ndikim është përgjegjëse për rreth gjysmën e fluturimeve që lëshojnë gazra serrë," thotë grupi, duke shtuar se një burrë 70-vjeçar është në mesin e protestuesve.
Një zëdhënës i aeroportit tha se policia ka arrestuar disa aktivistë.
Disa fluturime kanë ndryshuar itinerarin e tyre
Aktuell blockieren Unterstützer:innen der Letzten Generation das Rollfeld des BER.
— Letzte Generation (@AufstandLastGen) November 24, 2022
Einige haben sich auf dem Asphalt festgeklebt, andere fahren mit Rad über den Rangierbereich und bringen so den Flugverkehr zum Erliegen. Vor dem Betreten des BER informierten sie die Polizei. pic.twitter.com/c6UGVfPDI9
Faqja e gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24 tregoi se disa fluturime ishin ridrejtuar.
Trembëdhjetë fluturime u devijuan drejt aeroporteve në shtetin federal lindor të Saksonisë, raportoi rrjeti rbb, duke cituar Mitteldeutsche Flughafen AG, e cila operon aeroportet në Dresden dhe Leipzig. /Nacionale/