Aksident i rëndë i autobusit me turistë polakë në Kroaci, 12 të vdekur
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi rreth orës 5 e 40 minuta të mëngjesit të së shtunës në autostradën A4, Varazhdin – Zagreb, në Kroaci, kur një autobus me targa polake doli nga rruga.
Sipas informatave të para të medieve kroate, 12 persona kanë vdekur, ndërsa numri i të lënduarve është më i madh dhe nuk është konfirmuar ende.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 62-të të autostradës mes Jarek Bisashki0t dhe Podvorec-it, në drejtim të Zagrebit.

“Deri më tani, dimë se 12 persona kanë vdekur, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitale në Zagreb dhe Varazhdin. Ndërhyrja ka përfunduar. Në terren ka më shumë zjarrfikës në detyrë”, tha komandanti rajonal i zjarrfikësve, Zheljko Nagy.
Sa u përket të lënduarve, Nagy tha se janë marrë nga një autoambulancë dhe se nuk e di ashpërsinë e lëndimeve. Ai shtoi se të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga autobusi dhe se shkaku i aksidentit nuk dihet.

Policia lokale në Varazhdin tha se përpos policëve nga stacionet policore në Varazhdin dhe Zagreb, në vendin e aksidentit kanë shkuar disa autoambulanca dhe ekipe zjarrfikësish nga të dyja rajonet.

Trafiku në autostradën A4 në drejtim të Zagrebit po zhvillohej shumë ngadalë në mëngjes, vetëm në një shirit dhe me rregullimin nga policët./Nacionale