Afrikë: Ushtari e vret zëvendësministrin që ishte duke e ruajtur, pastaj edhe veten - NACIONALE

Afrikë: Ushtari e vret zëvendësministrin që ishte duke e ruajtur, pastaj edhe veten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ushtar i Ugandës ka qëlluar për vdekje një zëvendësministër që ishte duke e ruajtur dhe pastaj e ka vrarë edhe veten.

Koloneli i pensionuar, Charles Okello Engola, ishte zëvendësministër i Gjinisë dhe Punës, u qëllua në shtëpinë e tij të martën në mëngjes, raporton televizioni BBC.

Nuk është e qartë nëse mes zëvendësministrit dhe ushtarit pati ndonjë zënkë para këtij rasti. Ushtari, i cili nuk është identifikuar ende zyrtarisht, më pas e qëlloi veten.

Para se t’ia kthente armën vetes, disa dëshmitarë thanë se ushtari eci nëpër lagje duke shtënë në ajër.

Sipas raportimeve fillestare, disa persona mund të jenë lënduar, ndërsa në video shihen disa banorë duke u grumbulluar në vendin e ngjarjes.

Engola ishte zyrtar i lartë qeveritar dhe më parë kishte shërbyer edhe si zëvendësministër i Mbrojtjes.

Kryetari i Kuvendit të Ugandës e konfirmoi vdekjen e Engolas në një deklaratë të shkurtër.

Lajme të ngjashme