A ishte kjo një shenjë se Mbretëresha Elizabeth II-të nuk ishte mirë? - NACIONALE

A ishte kjo një shenjë se Mbretëresha Elizabeth II-të nuk ishte mirë?

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Gjatë ditës së sotme ka vdekur Elizabeta II, mbretëresha më jetëgjatë britanike. Ajo ishte 96 vjeç.

Kujtojmë se më herët sot mjekët njoftuan se ishin të shqetësuar për shëndetin e mbretëreshës dhe rekomanduan që ajo të qëndronte nën mbikëqyrjen mjekësore në Kalanë Balmoral.

Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore u informuan menjëherë, përfshirë Harry dhe Meghan, të cilët nxituan në pallat për të qenë me mbretëreshën.

Lajmi për gjendjen e keqe shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth II-të (96) ka shqetësuar të gjithë britanikët, por edhe qytetarët e mbarë botës. Fakti që ajo nuk është mirë është spekuluar prej disa ditësh dhe shumë njerëzve u ranë në sy fotot nga takimi me kryeministren e re, Liz Truss, në të cilat bie në sy se diçka po ndodh me duart e Mbretëreshës.

Në rrjetet sociale ka pasur polemika nëse Mbretëreshës i janë çarë duart për shkak të marrjes së infuzionit. Sinjali se ishte keq ishte fakti që për herë të parë në histori, ajo nuk e priti kryeministren e re në Buckingham Palace, por për shkak të shëndetit të dobët e bëri këtë në Kalanë Balmoral në Skoci, ku shkoi për pushime të verës.

Arsyeja e precedentit ishte për të parandaluar “çdo alternativë të minutës së fundit në rast se Mbretëresha kishte probleme udhëtimi atë ditë”, raporton bbc.

Kujtojmë se në muajt e mëparshëm Mbretëresha kishte probleme me lëvizjen, për këtë arsye anuloi pjesëmarrjen në disa ngjarje të rëndësishme.

Buckingham Palace njoftoi sot më herët se gjendja e saj është përkeqësuar më tej dhe se për këtë arsye ajo është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, para se ajo të vdiste.

Lajme të ngjashme