The Guardian: A do ta shënojnë më në fund zgjedhjet në Turqi fundin e Erdoganit?
Përmbysja e Erdoganit dhe partisë së tij nuk është më e paimagjinueshme. Votuesit në Ankara duken të balancuar mirë dhe shumë optimistë.
Erdogan është në një sfidë për zgjedhje, tani, pas dy dekadash në pushtet, ku rivali i tij kryesor është Kemal Kılıçdaroğlu, një ish-kontabilist dhe burokrat për një kohë të gjatë, ku ai ka një avantazh të lehtë në këto zgjedhje.
Opozita turke, me rivalin e Erdoganit në krye, në një koalicion gjashtëpartiak, beson se problemet me të cilat përballet vendi duhet ta bëjnë këtë zgjedhje të lehtë… ta heqin Erdoganin nga pushteti.
Një krizë e thellë ekonomike dhe një përgjigje e dobët e qeverisë ndaj dy tërmeteve të fuqishëm që goditën vendin në shkurt kanë mbyllur 20 vjet nën drejtimin e Erdoganit dhe partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila duket e gatshme të pësojë humbje në zgjedhjet parlamentare të mbajtura së bashku me votimin për president- raporton The Guardian.
Kryetari i partisë pro-biznesit - Demokracia dhe Progresi (DEVA), İbrahim Çanakcı, tha se situata në ekonomi është përkeqësuar ndjeshëm në këtë sistem presidencial.
“Situata në këtë ekonomi është e qartë, si dhe përvoja e kësaj presidence. Shikoni treguesit ekonomikë: inflacioni, shpërndarja e të ardhurave, varfëria. E gjithë kjo është përkeqësuar ndjeshëm nën këtë sistem presidencial”- tha ai.
Ai gjithashtu thotë se Erdogan i ka fajësuar vazhdimisht ministrat, institucionet apo forcat e huaja, për përkeqësimin e gjendjes në Turqi, por sipas tij vetëm Erdogan është përgjëgjës për këtë rezultat.
“Erdogan fajësonte ministrat, institucionet apo forcat e huaja. Por tani njerëzit e shohin qartë se kur bëhet fjalë për këtë sistem të sundimit të një njeriu, kjo do të thotë se është vetëm një person përgjegjës për këtë rezultat’’- tha Çanakcı.
Por sidoqoftë komenteve të ndryshme, t’i jepet fund befas dy dekadave të sundimit të Erdoganit, nuk është e thjështë. Edhe pse shumë sondazhe tregojnë se opozita mund të fitojë një shumicë votash në parlament, gara presidenciale përsëri mbetet e ngushtë.
Onursal Adıgüzel, një deputet dhe mbështetës i rivalit të Erdoganit, shprehet shumë optimist lidhur me këtë situatë, dhe thotë se Kılıçdaroğlu është një person që mund të sjellë paqe.
“Personalisht, besoj se do të jetë më e lehtë për ne të fitojmë zgjedhjet presidenciale sesa votat parlamentare. Dy vjet më parë, Kılıçdaroğlu nuk konsiderohej një rival i fortë për Erdoganin dhe tani ai kryeson në sondazhe. Por, mbi të gjitha, ai është një person që mund të sjellë paqe në Turqi dhe nuk po përdor gjuhë polarizuese si Erdogani’’- u shpreh deputeti.
Si përfundim, shumica e votuesve kundër Erdoganit, besonjë se kandidati kundërshtar i tij përfaqëson ndryshimin dhe ata besojnë se realiteti do të jetë në favor të tyre.
