Von der Leyen: Rusia po përdor urinë për të zotëruar fuqi globale - NACIONALE

Von der Leyen: Rusia po përdor urinë për të zotëruar fuqi globale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, Rusia është duke e përdorur qëllimisht ushqimin dhe urinë për të zotëruar fuqi globale, Ajo po ashtu paralajmëroi se ata të cilët janë mës ës shumti në nevojë, do të përballen me barrën kryesore të veprimeve ruse.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, zinxhiri global i furnizimit është shkatërruar nga pasiguria, veçanërisht zinxhiri i furnizimit me grurë, drithëra dhe vajra ushqimorë.

“Ne jemi dëshmitarë se si Rusia po i shndërron në armë, furnizimet e saj me energji. Dhe kjo ka pasoja globale. Fatkeqësisht, ne po shohim të njëjtën gjë edhe në sigurinë ushqimore,” tha ajo gjatë Takimit Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të martën (24 maj).

Rusia po përdor sulm të dyfishtë të grumbullimit të eksporteve të saj të ushqimit si një "formë shantazhi" ndërsa konfiskoi rezervat e drithit dhe makineritë në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, duke bombarduar magazinat e drithit dhe duke bllokuar anijet ukrainase plot me grurë dhe fara luledielli.

Duke e bërë këtë, Rusia "qëllimisht po rrit çmimet globale ose po tregton grurë në këmbim të mbështetjes politike" dhe "duke përdorur urinë dhe grurin për të zotëruar pushtet", ka thënë von der Leyen, duke dënuar veprimet "e turpshme" të Rusisë.

Fjalët e saj i bëjnë jehonë asaj të kryediplomatit të BE-së Josep Borrell, i cili paralajmëroi gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme më 20 maj se furnizimi me ushqim në botë është "në rrezik", duke sugjeruar se prodhimi i ushqimit po shihet gjithnjë e më shumë si një politikë kyçe e sigurisë.

Aktualisht ka 20 milionë tonë grurë të ngecur në Ukrainë. Njëherit vlenë të theskohet se Ukraina dhe Rusia, sigurojnë deri në një të tretën e eksporteve botërore të grurit.

Ukraina zakonisht eksporton pesë milionë ton drithë në muaj, por aktualisht po arrin të eksportojë vetëm një pjesë të kësaj, midis 200,000 deri në një milion ton në muaj.

Pasojat globale të veprimeve të Rusisë tashmë po ndihen në rritjen e çmimeve të grurit, vuri në dukje von der Leyen.

Çmimi i grurit ka vazhduar të rritet këtë javë, duke u rritur në shumën maksimale të lejuar pas vendimit të Indisë për të kufizuar eksportet për të mbrojtur sigurinë kombëtare të ushqimit pas një vale të nxehti njëmujore që goditi vendin.

Këto çmime do të godasin më shumë vendet më të brishta, paralajmëroi ajo.

Për shembull, çmimet e bukës në Liban janë rritur me 70% që nga shpërthimi i luftës. Ndërkohë, kambanat e alarmit kanë rënë edhe mbi Jemenin, një nga vendet më të pasigurta ushqimore në botë, ku OKB-në paralajmëroi se vendi mund të bjerë në "nivele emergjente të urisë" në muajt e ardhshëm.

Lajme të ngjashme