Johnson i mbijeton edhe një herë skandalit "partygate" - NACIONALE

Johnson i mbijeton edhe një herë skandalit "partygate"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Boris Johnson duket se i ka mbijetuar raportit përfundimtar për festat dhe tubimet shoqërore në rezidencën e tij në Downing Street në kulmin e pandemisë COVID, ku ishin thyer masat e izolimit. Megjithatë po vlerësohet se kryeministri mund të ketë pësuar dëme të mëdha në reputacionin e tij.

Gjashtëdhjetë e pesë për qind e britanikëve besojnë se Kryeministri duhet të japë dorëheqje, duke pasur parasysh gjetjet e raportit të Sue Grey për Partygate, thuhet në sondazhin e kryer nga Savanta ComRes.

Nuk është për t'u habitur që shumica dërrmuese e votuesve laburistë dhe liberal demokratë duan që Johnson të japë dorëheqjen. 39% e votuesve konservatorë në zgjedhjet e fundit, të cilat Johnson i fitoi me shumicë, thonë se opinioni i tyre për kryeministrin është përkeqësuar si rezultat i raportit, ndërsa 51% thonë se raporti nuk ka bërë ndonjë ndryshim.

Rreth 52% mendojnë më keq për Kryeministrin se më parë, ndërsa 76% besojnë se ai gënjeu Parlamentin. Johnson mohoi vazhdimisht çdo shkelje, duke këmbëngulur se ai mendonte se po merrte pjesë në mbledhje pune dhe se të gjitha udhëzimet për COVID-in ishin ndjekur.

Në një deklaratë të mërkurën, Johnson kërkoi falje me gjysmë zemre dhe tha se ishte 'i përulur' nga gjetjet e raportit nga nëpunësja e lartë civile Sue Grey.

Raporti vjen pas një hetim policor që rezultoi në më shumë se 120 gjoba për shkelje të izolimit që iu shqiptuan zyrtarëve dhe politikanëve, duke përfshirë Johnson-in, gruan e tij dhe kancelarin, Rishi Sunak.

Raporti po ashtu zbuloi se një pjesë e madhe e stafit, veçanërisht zyrtarët e rinj, ndiheshin të paaftë për të ngritur shqetësimet për sjelljen që kishin parë në punë dhe se kishte "shembuj të shumtë të mungesës së respektit dhe trajtimit të dobët të personelit të sigurisë dhe pastrimit".

Lajme të ngjashme