50 persona të vrarë nga një sulm me armë në një kishë katolike të Nigerisë
Sipas raporteve të mediave dhe një mjeku spitalor, të paktën 50 persona janë vrarë në një sulm të armatosur në një kishë katolike në Nigerinë Jugperëndimore.
Bëhet e ditur se në kishë kishte gra dhe fëmijë, kur disa persona të armatosur sulmuan me armë gjatë meshës të së dielës.
Zëdhënësi i policisë tha se personat e armatosur kanë qëlluar qëllimisht njerëzit brenda dhe jashtë ndërtesës së kishës duke vrarë e plagosur besimtarët.
Ndërsa, guvernatori i shtetit Ondo, Arakunrin Oluwarotimi Akeredolu, i cili vizitoi skenën e sulmit dhe personat e plagosur në spital, e përshkroi incidentin e së dielës si "një masakër të madhe" që nuk duhet lejuar të përsëritet.
"Është kaq e trishtueshme që ndërsa mesha e shenjtë po vazhdonte, persona të armatosur të panjohur sulmuan Kishën Katolike të Shën Françeskut...duke lënë shumë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur," tha zëdhënësi i Kishës Katolike në Nigeri, Reverend Augustine Ikwu.
Ndaj lajmit për sulm në kishë ka reaguar edhe Papa Françesku, ku në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Vatikanit, u tha se “Papa Françesku lutet për viktimat dhe vendin i prekur dhe me dhimbje.”
Owo është rreth 345 kilometra në lindje të Lagos, dhe njihet gjerësisht si një nga shtetet më paqësore të Nigerisë. Megjithatë, bëhet e ditur se kohëve të fundit shteti është kapur nga një konflikt i dhunshëm midis fermerëve dhe barinjve.