'453 fëmijë të vrarë e 877 të plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë' - NACIONALE

'453 fëmijë të vrarë e 877 të plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë'

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka njoftuar sot se të paktën 453 fëmijë janë vrarë, ndërsa 877 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

"Që nga 24 shkurt 2022 Rusia ka vrarë 453 fëmijë ukrainas dhe ka plagosur 877," ka shkruar Reznikov në një postim në Twitter.

Ai më tej ka shtuar se, "megjithatë, shifrat reale janë shumë më të larta. Rusia ka kryer krime lufte dhe nuk ka plane të ndalojë."

Ky njoftim nga Ukrain vjen pas paralajmërit të muajit të kaluar të UNICEF, se sulmet ruse në infrastrukturën kritike në Ukrainë kanë vënë shëndetin fizik dhe mendor të "pothuajse çdo fëmije" në vend "në rrezik".

“Miliona fëmijë po përballen me një dimër të zymtë, në të ftohtë dhe në errësirë, me pak ide se si dhe kur mund të përfundojë”, është shprehur Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell.

Ajo ka shtuar se:

“Përtej kërcënimeve të menjëhershme që sjellin kushtet e ngrirjes, fëmijët gjithashtu privohen nga aftësia për të mësuar ose për të qëndruar të lidhur me miqtë dhe familjen, duke vënë në rrezik të madh shëndetin e tyre fizik dhe atë mendor.”

UNICEF po ashtu ka thënë se, objektet shëndetësore të dëmtuara mund të mos jenë në gjendje të ofrojnë shërbime kritike, ndërsa sistemet e keqfunksionimit të ujit "ngrenë rrezikun tashmë jashtëzakonisht të lartë të pneumonisë, gripit sezonal, sëmundjeve të shkaktuara nga uji dhe Covid-19".

Lajme të ngjashme