13 të vrarë nga sulmet në Gaza në shkollën për familje të zhvendosura, thonë mjekët - NACIONALE

13 të vrarë nga sulmet në Gaza në shkollën për familje të zhvendosura, thonë mjekët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmet izraelite ndaj një shkolle ku po strehoheshin familje të zhvendosura në pjesën veriore të Gazës lanë të vrarë 13 palestinezë të mërkurën, thanë autoritetet shëndetësore lokale, derisa forcat izraelite vazhduan që të shkatërronin shtëpi e ndërtesa në Rafah, në pjesën jugore të enklavës.

Mjekët thanë se shkolla “Karama” në Tuffah, në periferi të Qytetit Gaza, u vu në shënjestër të dy sulmeve. Në mesin e të vrarëve ishte gazetari local, Nour Abdu, raportuan mediat palestineze. Nuk pati koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Dy sulme ajrore izraelite ndaj një shkolle tjetër të martën, ku po strehoheshin persona të zhvendosur në qendër të Gazës, lanë të vrarë të paktën 29 njerëz, përfshirë gra e fëmijë,, thanë autoritetet lokale shëndetësore. Ushtria izraelite tha se goditi “terroristë” që po vepronin nga një qendër komande në kompleks.

Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, thanë të mërkurën se luftëtarët e tyre kishin aktivizuar një fushë të minuar paraprakisht, duke vënë në shënjestër një forcë të blinduar izraelite në lindje të qytetit Khan Younis. Aya thanë se i kanë shkaktuar viktima armikut, të pasura nga zjarri i mortajave në zonë.

Në zonën e qytetit Rafah, afër kufirit me Egjiptin, banorët dhe burimet e Hamasit thanë se forcat izraelite, të cilat e kanë marrë nën kontroll këtë vendbanim, vazhduan që të hidhnin në erë e të shembnin shtëpi e ndërtesa.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se ofensiva e zgjeruar kundër Hamasit do të jetë “intensive”, pasi kabineti i sigurisë i miratoi planet që mund t’i përfshijnë kapjen e tërë Rripit të Gazës dhe kontrollimin e ndihmave.

Lajme të ngjashme