ZPS-ja jep detaje për operacionet e fundit: Bastisjet përqendrohen në veprat kundër administrimit të drejtësisë
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dhënë detaje për bastisjet e fundit që i ka bërë në Kosovë.
Përmes një njoftimi për media, ZPS ka treguar se po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Kjo zyre ka bërë me dije se operacionet e janë të autorizuar prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, është thënë në njoftim.
Gjatë kësaj jave, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bastisur shtëpitë e disa ish-këshilltareve të ish-presidentit Hashim Thaçi.