Vrasja misterioze në Mitrovicë: I dyshuari u arratis me aeroplan nga Shkupi drejt Turqisë
Një vrasje e rëndë ndodhi para disa ditësh në Mitrovicë.
I dyshuari, u raportua se është ende në arrati.
Tashmë Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se i dyshuari, është arratisur me aeroplan nga Shkupi drejt Turqisë.
“Sipas informacioneve që disponojmë, i dyshuari me iniciale V.S., ka udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Turqisë, për këtë arsye gjykata me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar për të dyshuarin.”, thuhet në përgjigje e Prokurorisë.