Vrasja e rreshterit Muhamet Lika: IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve të lartë policor - NACIONALE

Vrasja e rreshterit Muhamet Lika: IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve të lartë policor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të angazhuar në Stacionin Policor të Kaçanikut, pas dyshimeve për neglizhencë serioze në zbatimin e një urdhërese arresti të lëshuar nga gjykata.

Sipas komunikatës për së IPK-së, hetuesit kanë ndërmarrë veprime hetimore paraprake për të vlerësuar mënyrën e zbatimit të urdhëresës për arrestimin e personit të dyshuar R.B., i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika.

Nga të dhënat e mbledhura gjatë fazës së parë të hetimit, dyshohet se një toger policor, me pozitë si shef i sektorit të operativës, ka pasur dijeni për urdhëresën por nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për lokalizimin dhe kapjen e personit të kërkuar.

Ndërkohë, një rreshter policor, i angazhuar si mbikëqyrës në njësinë ndërlidhëse për gjykatat, dyshohet se ka dështuar të raportojë në kohë dhe nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj.

"Nga veprimet paraprake hetimore të ndërmarra dhe komunikimet zyrtare të pranuara, ekziston dyshimi i arsyeshëm se deri në këtë fazë të hetimit, dy zyrtarë policorë kanë dështuar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kanë treguar neglizhencë serioze në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit të dyshuar R. B.

Nga informacioni i dokumentuar dhe i siguruar nga IPK-ja ekziston dyshimi se një toger policor në pozitën e shefit të sektorit të operativës, ka pasur dijeni për urdhëresën për arrest, por dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprime konkrete operative për lokalizimin dhe kapjen e personit të kërkuar.

Gjithashtu, bazuar në veprimet hetimore dyshohet se një rreshter policor i angazhuar në cilësinë e mbikëqyrësit në njësinë ndërlidhëse për gjykata, ka dështuar të raportojë me kohë dhe saktësi për urdhëresën për arrest si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj." - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme