Vrasja e Oliver Ivanoviqit, dënohen me burg katër të akuzuarit - NACIONALE

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, dënohen me burg katër të akuzuarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë një vendim për vrasjen e politikanit kontravers serb, Oliver Ivanoviq, që në momentin e vrasjes udhëhiqte me Nismën e Serbisë për Demokraci dhe Djretësi. Siç raporton Kallxo, pas më shumë se gjashtë vitesh nga vrasja e Ivanoviqit, ky rast ka marrë një epilog fillestar. Çka ndodhi?

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka gjetur fajtor për këtë vrasje Nedeljko Spasojeviqin, Marko Roshiqin, Zharko Jovanoviqin dhe Dragisha Markoviqin.

Gjykata i ka gjetur fajtor për këtë vrasje Nedeljko Spasojeviqin, Marko Roshiqin, Zharko Jovanoviqin dhe Dragisha Markoviqin.

Spasojeviq është gjetur fajtor për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, për të cilën është dënuar me katër vite e gjashtë muaj burgim dhe me 4.500 euro për armëmbajtje pa leje.

Roshiq u dënua me 8 vjet burgim dhe gjobë prej 10 mijë euro për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal lidhur me vrasjen e rëndë.

Markoviq është dënuar me katër vite burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, aq sa është dënuar edhe Jovanoviq për të njëjtën akuzë.

Politikani kontravers serb ishte qëlluar me armë zjarri me gjashtë plumba piëkrisht përballë partisë së tij në ora 8:41 të datës 16 janar të vitit 2018, në rrugën e njohur si “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.

Kush ishte Oliver Ivanoviq?

Emri i Ivanoviqit ishte i njohur në politikën e Kosovës, gjersa ai kishte ushtruar disa funksione publike në qeverisjen e pasluftës në Kosovë. Megjithatë jeta politike dhe jo vetëm politike e Ivanoviqit kishte dritëhijet e tij.

Ivanoviq ishte i dyshuar e i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve. Ndonëse procesi ishte kthyer në rigjykim. Edhe në kohën kur Ivanoviq u vra para selisë së partisë që drejtonte, ai ishte zyrtarisht në rigjykim për krime lufte.

Politikani serb dhe udhëheqësi i partisë “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, përballjen e parë me drejtësinë do ta kishte në vitin 2014. Ai u akuzua nga misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, si i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s në muajin prill.

Nata ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit në vitin 2000, ishte e kobshme për 10 shqiptarë të cilët u vranë nga një grup me emrin “Rojet e Urës”. Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi ishin vrarë gjatë kësaj kohe. Mijëra të tjerë u detyruan t’i lënë shtëpitë e tyre në veri, e të dalin në jug.

Gjithë këtë aksion, dyshohej se e kishte udhëhequr pikërisht ish-politikani serb Ivanoviq. Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP-i i Serbisë, në krye me ish-komandantin, Dragan Delibashiç, politikanin tashmë të vrarë serb Oliver Ivanoviç dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme