Vjedhja e 2.1 milionëve nga Thesari: Supremja konfirmon dënimin ndaj Grudës e Shalës - NACIONALE

Vjedhja e 2.1 milionëve nga Thesari: Supremja konfirmon dënimin ndaj Grudës e Shalës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Supreme ka konfirmuar dënimin e Labinot Grudës e Kadri Shalës, për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Ata ishin dënuar me 21 vjet burg dhe mbi 41 mijë euro gjobë.

Njoftimi i Supremes:

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: L.G. për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave dhe K.Sh. për shkak të veprave penale: ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Ndërkaq, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, janë hedhur si të palejuara.

Lajme të ngjashme