Vendos Gjykata: Të dyshuarit për spiunazh edhe dy muaj në paraburgim
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar paraburgimin dy të dyshuarve për spiunazh.
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dyshohen për spiunazh, dhe ishin arrestuar javë më parë.
Lajmin për vazhdimin e paraburgimit e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve B.Sh dhe M.Q, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 05.07.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit dy të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, thuhet në përgjigjen për Nacionalen.
Paraburgimin për dy të dyshuarit e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit.
Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i Gjykatës Themelore për paraburgimin e të dyshuarëve është i drejtë dhe i ligjshëm, ngase, sipas kësaj gjykate, mbi të dyshuarit ekziston dyshimi se e kanë kryer veprën penale.
Kjo duke u bazuar në raportet e veçanta hetimore, raportet e vëzhgimit, komunikimet përmes telefonit, të dhënat nga vendkalimet kufitare, raportet e bastisjeve, sekuestrimet si dhe shkresat tjera.
“Pasi që hetimi në këtë çështje penale është në fazën fillestare të tij dhe me lënien ne liri të pandehurve ekziston rreziku që pandehurit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale, ose do ta pengojnë rrjedhën nonnale të hetimeve, e veçmas mund të ndikojné tek njëri-tjetri” thuhet në vendim.
Në anën tjetër para se të merrej ky vendim, para Gjykatës Themelore në Prishtinë Besnik Berisha, avokat i të dyshuarit Bedri Shabani, kishte folur para gazetarëve.
Berisha ka thënë se në seancë, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për këtë rast.
“Përfunduam seancën dëgjimore për dy qytetarë të cilët pandehen për spiunazh ndaj shtetit për interes të Serbisë. Jam i lumtur që ajo sot që dëgjuam e lexuam nuk arriti të argumentojë asnjë fjali që dy qytetarë të Kosovës kanë spiunu në Serbi. Nuk pat mundësi Prokurori për ta zbuluar një transkriptt të vetëm, një fotografi të vetme, një vëzhgim të vetëm. Parandaj si qytetar, si profesionist, më duhet të them se po që se të shqyrtohen provat e që nuk i kemi pa, e ky spektakël është gabim. Është hetim që ka filluar që 8 muaj, dhe është rezultat që nuk ka prodhuar asgjë, vetëm ka sjellur dy emra familjet e të cilave rrezikohen”, ka thënë avokati Berisha, raporton Nacionale.
Besnik Berisha e ka konfirmuar se Bedri Shabani është dëshmitar i Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Megjithatë, detajet të tjera nuk u bënë të ditura.
“Është histori e njohur, nuk i ikë. Është dëshmitar i Prokurorisë në Hagë. Nuk është rast konfidencial, sepse nuk do e zbuloja këtu. Ai mendon se po persekutohet nga biznese të caktuara si rezultat i punës së tij. Sipas tij është dëshmitar në Prokurori, nuk e di për cilin rast sepse janë disa raste. Ka refuzu që të kishte masa mbrojtëse”, ka thënë Berisha më tutje.
Për përfshirjen e Bedri Shabanit në spiunazh ishin publikuar edhe dy audio-incizime.
Nacionale përkthen një pjesë të bisedës që e publikuar “The Geopost”.
Bedri Shabani: “Q**mi nanës...më duket sikru rasti (i cenzuruar) kur ishte, a po të kujtohet? Duket që është dreqi i njëjtë, i njejti drejtor, sipas meje, e tjerëve...”
Srdjan Rosiq: “...E shtynë...edhe janë...Që për këta shokë këtu të zgjohen përndryshe”.
Bedri Shabani: “Por, a po e sheh që dikush tjetër (e cenzuruar) po do të shkojë te këto, a dëgjove, e la punën?”
Srdjan Rosiq: “Po”
Bedri Shabani: Për t’ju thënë drejtë shokët e mi kanë qasje atje. Por, kjo çështje...konsiderojmë se do të ndezë tjerët, dhe kur të jetë kështu, ne do t’i çesim benzinë naftës që të digjet më shunmë. A po më kupton?”
Srdjan Rosiq: “Po, qashtu”
Bedri Shabani: Ne deshtëm të nxisim të dyja palët! Sikur dje (e cenzuruar), të dyja palët...Dhe tash e tërë bota flet...ne s’mund ta shtyjmë vetëm, është guri i madh...pra kështu është. Më fal vëlla. Por kjo është”.
Srdjan Rosiq: “Mos u bë merak vëlla, do të njoftoj më tej për këtë, t’i mos u bë merak”.
Biseda tjetër:
B.Sh: Hello, Zemo (bashëvendas)
S.R: Ku je? Çfarë po bën
B.Sh: Ja ku jam, erdha këtu lart, por nuk kam kredit sërish. E harxhova q*** nënën. Jo që s’e mbusha, por…si je?
S.R : Ja ku jam, s’është keq. Por e kam mbushur numrin e kaluar, por…
B.Sh: Jo, jo…ditën e njëjtë që arrita, e shkatërrova atë numër.
S.R: Po, po.
B.Sh: Jo, jo nuk është e nevojshme…Edhe nëse e rimbushi, Zoti e di çka është situate me këtë numër. Nuk është e nevojshme vëlla. Më mirë të tregoj të vërtetën. Kjo nuk është koha përmes parave. Zemo, a e lexove atë?
S.R: Po, po e lexova.
B.Sh: Për hir të zotit, a e ke pasur më parë apo jo?
S.R: Jo.
B.Sh: Mendova që me siguri ti i ke këto tri (e censoruar) Betohem me jetën time. Për këtë po them
S.R: Jo, jo. Ti ia ke dërguar mikut tënd më të vjetër, por ai nuk ma nisi mua.
B.Sh: Ndoshta nuk ka mundut t’i hap.
S.R: Jo, jo ai e di që…
B.Sh: Ndoshta telefoni…
S.R: Ai më ka kërkuar që t’ia dërgoj përkthimet.
B.Sh: Pra kjo është. Pra, a është gjithçka e qartë për ty.
S.R: Gjithçka është e qartë për mua.
B.Sh: Nuk di si ta shpreh më mirë vetën…Por nuk ka mënyrë më të mire se si njeriu ta shpjegojë këtë më qartë.
S.R: Kjo është.
B.Sh: Sepse ti i përket asaj pune po ashtu, dhe unë mendoj që duhet të kuptosh se si është.
S.R: E kuptoj të gjithën. Natyrisht.
B.Sh: A do të jetë më e qartë te dikush tjetër, rreth kësaj, sipas teje?
S.R: Do të jetë. Natyrisht, natyrisht.
B.Sh: Mendoj që nuk ka mbetur asgjë e dreqit për të komentuar në këtë më.
S.R: Kjo është.
B.Sh: Megjithatë, si je sot? Atë ditë mu duke sikur ishte shumë i lodhur.
S.R: Po. Isha të të them të drejtën. Kam fjetur keq, isha duke vozitur.
B.Sh: Betohem në jetën time. Edhe unë isha i lodhur, por kur të pashë ty, mu duke më i lodhur se unë.