Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale me seli në Hagë, sot do të shpall një prej vendimeve më të rëndësishme deri më tash.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kishte dorëzuar mocion për rrëzimin e disa prej akuzave.

E vendimi pritet në seancën e sotme që fillon nga ora 09:00, por që sinjali arrin në 09:45.

As mocioni, as përgjigja e Prokurorisë, nuk janë publike, dhe mbetet të shihet se çka kanë kërkuar avokatët.

Këtë javë, në secilin variant, avokati i viktimave do të vazhdojë me dy dëshmitarë-ekspertë, të cilët do të dëshmojnë para trupit gjykues.

Lajme të ngjashme