Vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po shtohet, fëmijët e vegjël po rriten pa nënën e tyre
Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, që dyshohet se u vra nga Naim Murseli, ka reaguar para seancës së sotme.
Ademaj ka thënë se dhimbja po shtohet.
“Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën.
Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë”, ka shkruar ai.