Vëllai i Butës dënohet me 17 vjet burg për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj - NACIONALE

Vëllai i Butës dënohet me 17 vjet burg për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 17 vjet burg Qëndrim Januzin, vëllain e reperit Buta.

Ai është dënuar për vrasjen e Gazmend Hysenit i njohur si Strella, në qendër të Ferizajt.

Kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se vepra penale është rikualifikuar nga ‘Vrasje e rëndë’ në ‘Vrasje’.

Për veprën penale “Vrasje”, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Të njëjtit i konfiskohet arma në mënyrë të përhershme.

Lajme të ngjashme