Vazhdon beteja: Prokuroria urdhëron ndaljen e punimeve të objektit në Veternik, gazetari Sadiku jep detaje - NACIONALE

Vazhdon beteja: Prokuroria urdhëron ndaljen e punimeve të objektit në Veternik, gazetari Sadiku jep detaje

1 javë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë urdhër që të ndalohen punimet të një prone kontestuese në Veternik.

Pas kësaj, aty janë ndalur punimet dhe janë vendosur shiratat nga Policia e Kosovës.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar mbrojta e palëve të dëmtuar, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ajo tha se ky urdhër i prokurorisë vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e kthyer për herë të dytë në rivendosje rastin ku po kërkohej sekuestrimi e përkohshëm i kësaj prone. Teksa shtoi se, pas 7 ditësh pret që edhe Gjykata të marr vendim për sekuestrim.

Fillimisht, kërkesa e palëve të dëmtuara Gursel e Nexhat Sadikut për sekuestrimin e pronës rreth tre hektarësh në Veternik, ku edhe po zhvilloheshin ndërtime, ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Për këtë vendim, në Gjykatën e Apelit ishin ankuar Prokuroria dhe avokatët e palëve të dëmtuara. Shkalla e dytë e kishte aprovuar ankesën dhe rastin kishte vendosur ta kthejë në rigjykim, me arsyetimin se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë, pasi gabimisht janë aplikuar dispozitat ligjore në rastin e refuzimit të kërkesës për urdhrin e masës së sigurisë.

Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se provat materiale si dokumenti “Resenje Broj” i vitit 1961 i cili dyshohet se është i falsifikuar, konkretisht nënshkrimi i dhënë në atë dokument nuk është i Milorad Filipoviq, përmes të cilit dokument tashme e ndjera Z.H, nëna e Ylber Hysenit, kishte fituar të drejtën e kësaj prone.

Gjithashtu, thuhej se Gjykata e shkallës së parë, nuk e ka arsyetuar faktin se parcelat të cilat janë paraqitur për sekuestrim të përkohshëm, a ka pasur ndërrim të subjekteve si pronarë.

Detaje për këtë rast ka dhënë edhe gazetari Arlind Sadiku:

Lajme të ngjashme