"UÇK-ja mbetet themeli i lirisë sonë": Krasniqi fton qytetarët në protestë për drejtësi në Hagë më 14 shtator - NACIONALE

"UÇK-ja mbetet themeli i lirisë sonë": Krasniqi fton qytetarët në protestë për drejtësi në Hagë më 14 shtator

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka njoftuar se të dielën, më 14 shtator, në Hagë do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Sipas Krasniqit, në protestë do të marrin pjesë strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora dhe nga Kosova, me qëllim që të ngritet zëri për luftën e drejtë të UÇK-së dhe për çlirimtarët që po gjykohen padrejtësisht.

Njoftimi i Krasniqit:

Të dielën, më 14 shtator, në Hagë, protestojmë për drejtësi.

Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht.

Kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.

UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë.

Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

Bashkohu edhe ti për drejtësi!

Lajme të ngjashme