Tragjikomedi: Çka pa syri i kamerës tonë këtë javë në sallat e gjyqeve - NACIONALE

Tragjikomedi: Çka pa syri i kamerës tonë këtë javë në sallat e gjyqeve

6 muaj më parë

nga Arbër Ramadani

Java në gjykatat e vendit filloi me një rast shumë të rëndë. Vdekja e policit Flordian Shabaj në një aksident trafiku, vazhdon të jetë subjekt trajtimi në gjykatë. Arton e Nezir Duraku, babë e bir akuzohen për shkaktimin e aksidentit e për më tepër mos dhënien e ndihmës ndaj Flordianit. Çështja nga Gjykata Supreme është kthyer në rigjykim.

Në Gjykatën Themelore të Pejës, seanca u përcoll me dy momente kryesore. E para mospranimi i fajësisë nga të akuzuarit dhe e dyta shpërthimi emocional i nënës së Flordianit ndaj të akuzuarëve.

Ndryshe, sipas aktakuzës, në ditën kritike 21 vjeçari, pra i akuzuari Arton Duraku po drejtonte kamionin pa patentë shofer i cili ishte pa regjistrim dhe jo i rregullt teknikisht si dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e tejkalon atë nga 50km/h sa ishte e lejuar, në mbi 90km/h.

Në kamion në cilësinë e pasagjerit ishte edhe babai i tij, pra Nezir Duraku i cili sipas prokurorisë pas aksidentit kishte dalë nga kamioni së bashku me të birin duke iu afruar viktimës por “nuk i ofrojnë ndihmë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, gjersa viktima ndërron jetë”.

55-vjeçari e kishte dëgjuar viktimën duke thënë “oj nonë”, në momentet e fundit të jetës.

Glauk Konjufca vs Sabri Hamiti

Një ditë tjetër, në një sallë tjetër para gjykatës dolën një politikan dhe një ish-politikan. Sabri Hamiti erdhi për të dëshmuar se si Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, atëherë deputet, hodhi gaz lotësjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Hamiti ishte absolutisht nervoz, me gjithçka që ndodhte aty.

Hamiti nervozen se fshehu as kur Konjufca ia zgjati dorën. Fillimisht dorën ia la pak pezull, e kur ja dha, i pati dy-tri fjalë me të.

Ndryshe, Konjufca akuzohet për përdorim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Pikërisht në periudhën gjatë përpjekjeve të Kuvendit të Kosovës për t’i ratifikuar marrëveshjet e Asociacionit e Demarkocionit.

Propozim-ligji në Shqipëri, Avokatja e Gjyqtari "relaksohen" pak

Krejt komik doli të jetë një diskutim ndërmjet gjyqtarit e avokates, në lidhje me propozimin e ndryshimit të ligjit për bigaminë në Shqipëri.

Përveç, komike në dukje, kjo bisedë ishte komike edhe në përmbajtje, meqenësë në fakt ligji në Shqipëri, rregullon diçka tjetër e krejt ndryshe nga ajo qe komentonin, gjyqtari e avokatja.

Gazeta Nacionale përcjellë ç’do ditë punën e gjykatave në Kosovë. Në mënyrë që kamera jonë të deportoj në secilën sallë të secilës gjykatë, na duhet ndihma e bashkëpunimi juaj. Na ndiqni, na shkruani, na kontaktoni.

Lajme të ngjashme