Tifozat Kuq e Zi mbështesin protestën e 17 Shkurtit, ftojnë për pjesëmarrje masive - NACIONALE

Tifozat Kuq e Zi mbështesin protestën e 17 Shkurtit, ftojnë për pjesëmarrje masive

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Tifozat Kuq e Zi kanë dalur në mbështetje të protestës më 17 shkurt.

Ata kanë ftuar për pjesëmarrje masive.

Njoftimi:

Thirrje për protestë

Tifozat Kuq e Zi u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, të bashkohen më 17 shkurt, ora 14:00, në Prishtinë, në protestë për mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
UÇK-ja është vlera më e shenjtë dhe më domethënëse e historisë sonë kombëtare, simbol i lirisë, sakrificës dhe rezistencës së popullit shqiptar. Ky proces është përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të barazuar agresorin me viktimën.
Drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe.

Më 17 shkurt, ora 14:00, Prishtina flet në emër të gjithë shqiptarëve.

UÇK-ja është liria jonë.

Lajme të ngjashme