Thaçi dhe të tjerët: Vdes njëri nga viktimat pjesëmarrëse, stuatusi u pranohet 3 familjarëve - NACIONALE

Thaçi dhe të tjerët: Vdes njëri nga viktimat pjesëmarrëse, stuatusi u pranohet 3 familjarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trupi gjykues në çështjen Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka miratuar kërkesën e mbrojtësit të viktimave Simon Laës, për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes së njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, që të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.

“Më 4 tetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 143.” – shkruan në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Lajme të ngjashme