Terroristët e ruajnë Vuçiqin: Cili ishte roli i rojeve të presidentit serb në sulmin e Banjskës? - NACIONALE

Terroristët e ruajnë Vuçiqin: Cili ishte roli i rojeve të presidentit serb në sulmin e Banjskës?

9 muaj më parë

nga Besian Beha

Milorad Jevtiq, Zarko Cvetkoviq, Vladimir Vuçetiq e Vukasin Jarediq. Këta katër persona, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë, tash po përkujdesen për sigurinë personale të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fotografitë janë publikuar nga shoqëria civile dhe mediat në Serbi.

Ata janë parë teksa përkujdesen për sigurinë e institucioneve të Beogradit dhe vetë presidentit të Serbisë, gjatë protestave atje.

Milorad Jevtiq (i njohur si Micko), një nga figurat kyçe të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesëmarrës i konfirmuar në sulmin e Banjskës.

Zarko Cvetkoviq, një tjetër figurë e njohur e strukturave paramilitare në veri të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i të vrarit Milun Milenković “Lune”.

Vladimir Vuçetiq dhe Vukashin Jarediq (vëllai i Ugljesha Jarediq), gjithashtu të lidhur me rastin Banjskë, janë identifikuar në vendin e protestës në Beograd, duke qëndruar përreth ndërtesës së Presidencës serbe.

Por, sipas aktakuzës së ngritur, cili ishte roli i katër rojeve të Vuçiqit në sulmin e Banjskës.

Të katërt, përmenden si pjesë e grupit terrorist që kreu sulmin, me në krye Milan Radoiçiqin.

“Më datë 24.09.2023, nga ora 01:00, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, i pandehuri Milan Radoićić në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar së bashku me pjesëmarrësit e grupit Blagoje Spasojević, Vladimir Tolić, Dusan Maksimović, Vladimir Radivojević, Ugljesa Jaredić, Milorad Jevtić, Vlastimir Andrić, Aleksandar Milosavljević, Lazar Smigić, Veljko Djordjević, Vladimir Vućetić, Stefan Jovanović, Milovan Krstović, Uros Milić, Trajko Vasić, Danilo Vasić, Vukasin Jaredić, Sasa Perić, Nemanja Stanković, Momćilo Vucković, Stefan Radojković, Marjan Radojević, Marko Arsić, Zarko Cvetković, Krsto Damjanović, Stefan Milosavljević, Marko Savić, Aleksandar Jevremović, Rados Gvozdić, Ivan Milić, Gojko Zubać, Nemanja Radivojević, Radak Adzić, Milos Milenković, Dorde Balović, Danijel Dukić, Danilo Virijević, Aleksandar Tanasković, Milos Kragović, Miljan Nedeljković, Nikola Ilić, Vladan Ilić, në role të ndryshme, duke filluar nga roli i bllokimit të rrugëve, të trajnuar në mënyrë profesionale, ku pjesa më e madhe e grupit pasi që kanë hyrë në mënyrë të organizuar përmes rrugëve malore ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë, me dhjetëra vetura e disa prej tyre edhe të blinduara, të mbushura me armë të rënda, municion, raketa hedhës, eksplozivë, uniforma të kamufluara ushtarake dhe pajisje logjistike ushtarake, fillimisht kanë bllokuar rrugën tek ura e fshatit me dy kamionë, pastaj janë fshehur dhe kanë zënë pozicionet e tyre dhe pasi që kanë ardhur zyrtarët policorë të Republikës së Kosovës, për t’i hequr kamionët dhe liruar rrugën, në atë moment i kanë sulmuar me eksplozivë dhe armë të rënda, me ç’rast tek ura e fshatit ka mbetur i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari policor Alban Rashiti e janë lënduar zyrtarë të tjerë policorë Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu, Sedat Dushi, sulm ky i cili ka vazhduar deri në orën 15:00 kur shumica dërrmuese e këtij grupi janë arratisur në drejtim të rrugëve malore për në Republikën e Serbisë, e gjithë kjo me qëllim që seriozisht të destabilizojnë dhe shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike, shoqërore të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzë.

Sipas Prokurorisë Speciale, këta katër persona, bashkë me të tjerët, kishin synim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Në kohën, vendin dhe mënyrën si në pikën I të dispozitivit, i pandehuri Milan Radoićić në cilësinë e kreut të grupit të strukturuar, së bashku me pjesëmarrësit e grupit Blagoje Spasojević, Vladimir Tolić, Dusan Maksimović, Vladimir Radivojević, Ugljesa Jaredić, Milorad Jevtić, Vlastimir Andrić, Aleksandar Milosavljević, Lazar Smigić, Veljko Djordjević, Vladimir Vućetić, Stefan Jovanović, Milovan Krstović, Uros Milić, Trajko Vasić, Danilo Vasić, Vukasin Jaredić, Sasa Perić, Nemanja Stanković, Momćilo Vucković, Stefan Radojković, Marjan Radojević, Marko Arsić, Zarko Cvetković, Krsto Damjanović, Stefan Milosavljević, Marko Savić, Aleksandar Jevremović, Rados Gvozdić, Ivan Milić, Gojko Zubać, Nemanja Radivojević, Radak Adzić, Milos Milenković, Dorde Balović, Danijel Dukić, Danilo Virijević, Aleksandar Tanasković, Milos Kragović, Miljan Nedeljković, Nikola Ilić, Vladan Ilić, duke vepruar sipas përgatitjeve dhe planit të mirë organizuar paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile”, thuhet në aktakuzë.

Njëri nga dëshmitarët e Prokurorisë, e ka përmendur Vukasin Jarediqin, si pjesëmarrës në sulm.

“Tutje, ka shtuar se miku i tij e ka emrin Vlastimir Andriq, i cili është i moshës 30 vjeçare, por që ky e njeh një kohë të gjatë dhe mirë, si dhe i njëjti i kishte treguar se ka marrë pjesë në këtë sulm me disa persona të tjerë. Vlastimiri i ka thënë se ishte pjesë e aksionit – sulmit, së bashku me Milan Radoićićin i cili ishte kryesori në këtë grup, po ashtu edhe Danilo Vasic, Nemanja Radivojevic ( me nofkën “Gandi” ) Vladimir Radivojevic ( me nofkën “Mami ), Ugljesa Jaredic dhe gjithashtu Milovan Krstovic, Rados Gvozdic, Aleksandar Jevremovic, Danilo Virejevic, Uros Milic, Marko Savic, Vukasin Jaredic (vëllau i Ugljesa) Aleksandar Milosavljevic”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria Speciale kishte gjetur dokumentet e Milorad Jevtiqit në Banjskë, gjithashtu pasaportën e Vladimir Vuçetiqit dhe letërnjoftimin e Vukasin Jarediqit.

Pra, pjesëmarrja e tyre në sulm terrorist ishte konfirmuar. Përveç që ndaj tyre nuk ka proces në Serbi, ata tashmë po përkujdesen për sigurinë e presidentit të Serbisë, Vuçiq.

Lajme të ngjashme