Supremja lë në fuqi rregulloren për pagesën e mbeturinave në KRM “Pastrimi” në Prishtinë - NACIONALE

Supremja lë në fuqi rregulloren për pagesën e mbeturinave në KRM “Pastrimi” në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për pezullimin e përkohshëm të rregullores që përcakton mënyrën e re të pagesës për shërbimet e mbeturinave në kryeqytet.

Bëhet fjalë për “Rregulloren për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave”, e miratuar nga Kuvendi Komunal më 1 dhjetor 2023. Sipas saj, qytetarët duhet të bëjnë pagesat për mbeturina direkt tek kompania KRM “Pastrimi” Sh.A.

Supremja ka konstatuar se nuk ekzistojnë kushte ligjore për pezullimin e kësaj rregulloreje dhe se ajo duhet të mbetet në fuqi deri në një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e saj.

Në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se ndalimi i efekteve juridike të një akti nënligjor nuk mund të ndodhë pa një vlerësim të plotë gjyqësor.

Lajme të ngjashme