Specialja ua ndalon Thaçit e të tjerëve pjesëmarrjen në gjykim me video-lidhje - NACIONALE

Specialja ua ndalon Thaçit e të tjerëve pjesëmarrjen në gjykim me video-lidhje

3 javë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale ka vendosur që krerët e UÇK-së të mos mund t’i ndjekin seancat me video-lidhje, por të jenë në sallë.

Ky është vendimi që është shpallur sot nga kryegjyqtari Charles Smith, raporton Nacionale.

Sipas tij, të akuzuarit duhet të jenë në sallë, përveç në raste tejet specifike. Kërkesa për të mos ardhur në sallë sipas tij, duhet të bëhet 24 orë para gjykimit me arsye të qëndrueshme.

Pjesë nga vendimi:

Në rregull thuhet se të akuzuarit duhet të jenë në sallën e gjyqit me përjashtim kur parashikohet ndryshe. Sigurisht që trupi gjykues mendon se të akuzuarit ndonjëherë mund të mos jenë të pranishëm nëse lind nevoja dhe këtë mund ta bëjnë përmes avokatit të tyre. Rregulla 168 pika 4 thotë se kur të akuzuarit nuk duan të paraqiten, mund të urdhërojë që gjykimi të bëhet pa praninë e të akuzuarve.

Kërkesat që ne marrim këtu nuk janë më shumë refuzime por parapëlqime të të akuzuarve që ta ndjekin gjykimin përmes video-lidhjes. Sigurisht kur ka arsye të vlefshme kjo lejohet, dhe ne e kuptojmë që prania e të akuzuarve mund të mos jetë e nevojshme kur edhe dëshmitari është përmes vide-lidhjes apo kur në sallën e gjykimit diskutohen gjëra që nuk ndërlidhen me dëshmitarët.

Urdhërojmë që të gjitha kërkesat për të mos marrë pjesë në sallën e gjyqit të kenë arsyetim të kënaqshëm pse të akuzuarit nuk janë të pranishëm. Të kenë arsye të vlefshme. Leje të tilla duhet të przantoahen te trupi gjykues 24 orë para gjykimit, ndryshe nuk do të lejohen situata të tilla më.

Lajme të ngjashme