Specialja refuzon 9 kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në rastin e krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Specialja refuzon 9 kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në rastin e krerëve të UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale i ka refuzuar si të parakohshme nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

E gjithë kjo, me arsyetimin se afati kohor për dorëzimin e këtyre kërkesave ka skaduar më 15 shkurt.

“Trupi gjykues refuzoi të merrte në konsideratë bazueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë çështje skadoi më 15 shkurt dhe nuk ishte treguar asnjë arsye e pranueshme për t’i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9 (5) (b)”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, po në këtë njoftim thuhet se trupi gjykues vuri në dukje se Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave mund të ridorëzojë raportin me disa informacione shtesë.

Ndryshe, së fundmi është pranuar një viktimë tjetër që të marrë pjesë në proces gjyqësor, ku deri më tash numri total i viktimave në këtë çështje ka arritur 141.

Lajme të ngjashme