Dënimi i Salih Mustafës, ShBA-ja: E mirëpresim verdiktin, s'është vendim kundër UÇK-së - NACIONALE

Dënimi i Salih Mustafës, ShBA-ja: E mirëpresim verdiktin, s'është vendim kundër UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Ned Price, përmes një deklarate ka thënë se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin verdiktin në rastin kundër Salih Mustafës, i cili të premten u dënua me 26 vite burgim.

Shtetet e Bashkuara e mirëpresin verdiktin në rastin kundër Salih Mustafës, rasti i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës që përfshin akuza për krime lufte”- thuhet në deklaratë.

Mustafa, ish-komandant në njësitin gueril BIA të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u dënua për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturimit dhe vrasjes, të kryera në një qendër të BIA-s për ndalim e marrje në pyetje më 1999 dhe u dënua me 26 vjet”- thuhet më tej.

Tutje, Price ka theksuar se ky vendim nuk është gjykim kundër UÇK-së ose Kosovës.

Siç theksoi Paneli Gjykues, vendimi nuk është gjykim kundër UÇK-së ose Kosovës, por lidhet vetëm me përgjegjësinë individuale kriminale të të pandehurit”- tha Price.

Për çka u dënua Salih Mustafa?

Dhomat e Specializuara kanë mbajtur dje seancën përfundimtare rreth akuzave ndaj Salil Mustafës, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën “Cali” gjatë luftës. Në seancën e së premtes, Gjykata Speciale vendosi për akuzat për krime lufte që i ngarkoheshin Mustafës.

Mustafa u shpallë fajtor në 3 nga 4 pikat për të cilat akuzohej. Ai u shpalë fajtor, për ndalim arbitrar, torturë si dhe për vrasje të paligjshme. Duke e dënuar me dënim unik prej 26 vjetëve.

Kurse u shpall i pafajshëm për pikën 2, trajtim çnjerëzor.

Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe të përmbledhura më lartë, dhe duke marr parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve mbrojtëse të viktimave, Trupi Gjykues, në bazë të neneve 43 dhe 44 të Ligjit dhe rregullave 158 dhe 159, 163 dhe 165 të Rregullores, ju shpall juve z. Mustafa, fajtor për:

Për pikën 3: torturë si krim lufte, sipas neneve 14 1c i, dhe 16 1a të Ligjit, si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.

Pikën 4: vrasje e paligjshme si krim lufte, në bazë të nenit 14 1c i të ligjit si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – thuhet tutje.

“Trupi Gjykues ju shpall të pafajshmë për veprën për krimin e luftës të trajtimit çnjerëzor në pikën 2.” – lexoi gjyqtarja e Speciales.

Pikën 1: Ndalim arbitrar si krim lufte sipas neneve 14 1c dhe 16 1a të ligjit si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – thuhet tutje në aktgjykim.

Për pikën 3: torturë si krim lufte, sipas neneve 14 1c dhe i, dhe 16 1a të Ligjit, si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – u tha tutje.

Tani do të shqiptoj dënimin. Zoti Mustafa, duke qenë se jeni shpallur fjator për më shumë se 1 vepër penale, Trupi Gjykues ka përcaktuar nga një dënim në vete për secilën vepër penale për të cilën është dhënë vendim fajësie në bazë të rregullës 163, 4 të Rregullores. Së pari do të jap këto dënime më vëte, e më pas do të shqiptoj dënimin e njësuar për sjelljen tuaj kriminale në tërësi.

Trupi Gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për krimin e luftës të ndalimit arbitrar pika 1. Dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës torturës pika 3 dhe dënim me 25 vjet dënim për krimin e luftës të vrasjes së paligjshme, pika 4. Trupi Gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.” – lexoi gjyqtarja.

Ky ishte edhe dënimi i parë për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.

Lajme të ngjashme