Rrustem Mustafa pyetet për takimin me Rexhep Selimin: Ai flet për vizitën te Adem Jashari
Komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, po e vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale.
Ai është pyetur për takimin e tij të parë me Rexhep Selimin dhe mënyrën si ishte emëruar komandant.
Nacionale iu sjell përgjigjet e plota të Remit:
Prokurorja: Me kënd kontaktonit në shtabin e përgjithshëm?
Rrustem Mustafa: Ka qenë komandanti legjendar Adem Jashari.
Prokurorja: Si e takuat për herën e parë Rexhep Selimin?
Rrustem Mustafa: E kam takuar bashkë me komandantin Adem Jashari. Një ditë para se mu bo lufta më Prekaz ku ra komandanti bashkë me familjen.
Prokurorja: Me kënd u takuat?
Rrustem Mustafa: Në mbramje kam shku në shtëpinë e Adem Jasharit. Nga aty kemi vazhduar rrugën për nëj fshat ku Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Sylejman Selimi në vendin ku i vizitonin të plagosurit më kanë marrë me vete kemi pasur për të shkuar në një fshat të Drenicës me fol për UÇK-në.
Prokurorja: Kush iu caktoi?
Rrustem Mustafa: Shefi i shtabit bashkë me zëdhënësin, më është dhënë miratimi ta vazhdojë punën si komandant i zonës?
Prokurorja: Si është bërë caktimi?
Rrustem Mustafa: Unë kam qenë duke bërë detyrën dhe për hir të nevojës që me qenë oportunë me shtabin, me u faktorizu si UÇK është miratu nga shtabi i përgjithshëm se unë jam ai që isha deri atëherë.