Roberts: Prokurorisë i vjen turp për argumentet e veta kundër z. Selimit
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka thënë se as ZPS-ja nuk është e bindur në argumentet që i ka parashtruar kundër klientit të tij.
Gjatë fjalës përmbyllëse, ai është treguar i ashpër me ZPS-në.
Sipas tij, vetë prokurorëve iu vjen turp nga argumentet e saja ndaj ish-kreut të UÇK-së.
“Të jem i sinqertë, siç dhe kemi bërë deri tani, unë kam një problem. Nuk ka asgjë në parashtrimet e Prokurorisë , të cilave mund t’u kundërpërgjigjem, pavarësisht se më keni dhënë dy orë e gjysmë për parashtrimet, Prokuroria me argumentet e veta, në kundërpërgjigjet e argumenteve tona, tha vetëm disa pika diskrete, që ne i kemi trajtuar kohë më parë. Ta themi troç, Prokurorisë vet i vjen turp për argumentet e veta kundër zotëri Selimit”, ka thënë Roberts.