Republikë “e tretë” Kushtetutë, ja me hatër ja me “luftë propagandistike” - NACIONALE

Republikë “e tretë” Kushtetutë, ja me hatër ja me “luftë propagandistike”

3 javë më parë

nga Arbër Ramadani

9 prilli shënon Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta është akti më i lartë juridik e politik i vendit. Ligjet me anë të së cilëve rregullohen të drejtat e detyrimet e qytetarëve duhet patjetër të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjeve si dhe akteve të tjera ligjore, ekziston një institucion i pavarur, e që quhet Gjykata Kushtetuese.

Që nga ardhja në pushtet e Kurtit ky institucion i pavarur është përballur me sulme brutale nga vet Kryeministri e vartësit e tij, çka paraqet një “betejë” të paprecedent, e që nga organizata e funksionarë perëndimor shpeshherë është quajtur anti-demokratike.

Qysh u sulmua Gjykata Kushtetuese tërë vitin?

Qeveria Kurti s’ia ka qëlluar me një sërë ligjesh e vendimesh. Premtimet e tyre për reforma në drejtësi e sektorë të tjerë mbeten boshe meqenëse ligjet që i shkruan ua rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Kjo në vend se të shërbente si mësim për Qeverinë e ministritë përkatëse që sponzorizojnë ligje, u shndërrua në një nervozë e mllef ndaj organit që për detyrë ka interpretimin e Kushtetuesës.

“Le të marrin pjesë në zgjedhje” – kështu ishte shprehur Kurti në një emision në RTK, tek sa po flistë për Gjykatën Kushtetuese, vetëm një ditë para se t’ia jepte besën raportueses për Kosovë në Këshillin e Evropës, se s’do ta sulmonte gjyqësorin. Kjo e fundit si kusht për anëtarësim në Këshill.

“Nëntë gjykatës” të Gjykatës Kushtetuese “nuk mund të pengojë dikë që i ka marrë 400 mijë vota” – është një tjetër shprehje absolutisht e pakuptimt nga kreu i Qeverisë Albin Kurti, e cila gjithashtu u konsiderua si sulm ndaj organit e librës për të cilën Kosova ka punuar e sakrifikuar kaq gjatë t’i krijoj.

Kushtetuesen tërë vitin e sulmoi edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Hahxiu, e cila dështimin e reformave në drejtësi ia faturon Gjykatës Kushtetuese, duke i quajtur pengues të reformës.

Ndërkombëtarër "në shok" nga brutaliteti i Qeverisë

Ky trend shqetësues duhet të marrë fund.” – kështu mund të përmblidhet më së miri thirrja e zyrës së BE-së në deklaratën e tyre për gazetën Nacionale.

Nga Zyra e Bashkimit Evropian kishin theksuar fillimisht që pavarësia e gjyqësorit, është gur themeli për çdo shoqëri demokratike:

“Gjykata Kushtetuese ka një rol themelor për të garantuar supremacinë e Kushtetutës dhe për të mbrojtur të drejtat dhe parimet themelore në të. Pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i shtetit të së drejtës dhe një kërkesë thelbësore për çdo shoqëri demokratike.”

Pyetur nga gazeta Nacionale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë komentuar konkretisht këto sulme - megjithatë - nga ambasada na ritheksuar mbështetjen për institucionet e pavarura gjyqësore.

“Ne ritheksojmë mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura gjyqësore të Kosovës që ofrojnë drejtësi për të gjithë qytetarët.” – thuhej në një përgjigje të tyre.

Po ashtu, ShBA e potencoi qartë: Pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i demokracisë, dhe ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit”.

Qysh “i dha shkollë” Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, ministres Haxhiu dhe krejt ekzekutivit

Kryetarja Caka-Nimani kritikat e pushtetit deri në një nivel i ka cilësuar si normale. Madje sipas saj ky tension ndërmjet pushteteve, flet për demokraci funksionale.

Kritikat ndaj pushtetit gjyqësor apo gjykatave kushtetuese janë të zakonshme edhe në demokracitë tjera, kryesisht në demokraci më të reja. Ashtu siç kam adresuar përgjatë shënjimit gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese, ndërveprimi mes pushteteve medoemos reflekton tension dhe ky tension reflekton faktin që demokracia në Republikën e Kosovës po funksionon

Kryetarja, megjithatë pas kësaj deklarate “të matur mirë”, ka tërhequr verejtjen se deklarimet e tilla sikurse të Haxhiut, kur kjo e fundit e quan “penguese të drejtësisë” Gjykatën Kushtetuese, rrezikojnë t'a minojnë rendin juridik e kushtetues në vend.

Gjuha denigruese cenon integritetin, kredibilitetin dhe autoritetin e Gjykatës, dëmton rendin kushtetues dhe vlerat që i përfaqëson” – ka thënë Caka-Nimani.

Sa i përket “pengimit të reformës në drejtësi”, Caka-Nimani ka sqaruar se Gjykata Kushtetuese, përveç që s’e pengon reformën, ajo kujdeset që rekomandimet e saj t’i harmonizoj me standardet që kërkohen nga organizatat më prestigjioze evorpiane, aty ku Kosova mëton të anëtarësohet.

Gjykata Kushtetuese jo vetëm që nuk pengon reformën në drejtësi, por kontribuon në përforcimin e shtetit të së drejtës dhe përafrimin e Republikës së Kosovës më standardet të cilat i përcakton Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian anëtarësimin në të cilat Kosova e synon”,

Kryetarja ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin në lidhje me amendamentin që lidhet me Vettingun në drejtësi dhe i ka hapur rrugë një ndër reformave më të thella në Republikën e Kosovës.

Caka-Nimani, ia bëri të qartë –sidomos- Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se kur Kushtetuesja merr vendim, ai duhet të shërbej si detyrim për reflektim. Pra të shkruhen ligjet ashtu siç është edhe fryma e shkronja e Kushtetutës.

Respektimi i Kushtetutës është detyrë e secilit autoritet publik në Republikën e Kosovës. Konstatimi që bën gjykata në kontekst të një ligji dhe vlerësimi që një ligj i kontestuar para saj, nuk është në përputhje me kushtetutën nuk mund të shërbejë si argument që Gjykata është kundër reformave në drejtësi. Por, duhet të shërbejë si detyrim për reflektim, të dy pushteteve tjera që të sigurohen që ligjet e propozuara ose miratuara janë në përputhje me Kushtetutën”, ka shtuar ajo.

Në fund të intervistës Kryetarja Caka-Nimani ka ftuar të gjithë autoritetet publike ta mbronjë rendin Kushtetues të vendit duke theksuar se Kushtetuta nuk është thjesht një document i shkruar, por symbol i rezistencës, shpresës e fitores së shtetit.

Kushtetuta nuk është thjesht një dokument i shkruar që tregon mënyrën e funksionit të shtetit, të shoqërisë dhe ndërveprimin e tyre, ajo e Kosovës është simbol i rezistencës, i shpresës, i fitores së shtetit. Është detyrë e secilit autoritet publik që të mbrojë shkronjën e frymën e saj dhe kështu mbrojmë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës” – ka thënë ajo.

Ndryshe së fundmi Gjykatën Kushtetuese e “sulmoi” zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili në mënyrë krejt të pa stil “i ftoi”, gjyqtarët e Kushtetueses sikurse shefi i tij të dalin e të maten në zgjedhje.

Lajme të ngjashme