Protestat e dhunëshme në veri: Gjykata ia vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj të dyshuarit Obrenoviq
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të dyshuarit Dushan Obrenoviq, i cili dyshohet për përfshirje në sulme ekstreme dhe të dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri.
Këtë e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zyra e gjykatësit procedurës paraprake, Musa Konxheli, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, gjykatësi Konxheli me propozim të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit R.P., ia kishte zëvendësuar masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 30 mijë euro.