Prokuroria e Hagës njofton zyrtarisht: Hetimi ndaj Driton Lajçit ka përfunduar - NACIONALE

Prokuroria e Hagës njofton zyrtarisht: Hetimi ndaj Driton Lajçit ka përfunduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nacionale kishte raportuar javë më parë, dhe sot u konfirmua zyrtarisht.

Prokuroria e Specializuar në Hagë i ka pushuar hetimet ndaj Driton Lajçit. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, raporton Nacionale.

Lajçi sa ishte zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë në divizionin për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale dyshohej për pengim të drejtësisë.

Hetimet ndaj tij zgjatën që nga viti 2019, për të përfunduar zyrtarisht tash.

Lajçi ishte intervistuar edhe në Hagë.

Lajme të ngjashme