Prokuroria e Hagës kërkoi pranimin e dëshmive të dhëna në Beograd: Reagon Petrit Selimi
Ish zv/ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pas raportimit të Nacionales lidhur me pranimin e disa dëshmive të dhëna në Beograd nga dëshmitarë që tashmë janë të vdekur.
Selimi ka shkruar se kjo kërkesë është qesharake, pasi në atë kohë sistemi kontrollohej nga regjimi i Millosheviqit.
“Qesharake! Prokurorët e Dhomave të Specializuara kërkojnë që gjyqtarët të pranojnë dëshmitë e dëshmitarëve të vdekur prej kohësh, të dhëna në Beograd në vitin 2002, në kohën kur sistemi ligjor dhe policia serbe kontrolloheshin ende nga mbetjet e regjimit të Millosheviqit. Të njëjtët njerëz vranë kryeministrin serb Gjingjiq në vitin 2003”, ka shkruar Selimi.
Sipas tij, secila provë e marrë në Beograd nuk ka vlerë.
“Dhomat e Specializuara duhet të kuptojnë: çdo dëshmi apo “provë” e marrë në Beograd nuk mund të merret me vlerë. Vetë presidenti serb ka thënë shprehimisht se vrasja e fëmijëve serbë të ngujuar në UÇK në Pejë në vitin 1998 NUK është bërë nga UÇK-ja. Përdorimi i ndonjë prove të tillë NUK është drejtësi!”, ka shkruar ai.