Pretendimi i Prokurorisë së Hagës: Ismet Bahtijari e kërcënoi dëshmitarin se do t’ia vriste djalin nëse dëshmon - NACIONALE

Pretendimi i Prokurorisë së Hagës: Ismet Bahtijari e kërcënoi dëshmitarin se do t’ia vriste djalin nëse dëshmon

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ismet Bahtijari, ish-ushtar i UÇK-së, po përballet me akuzat e Gjykatës Speciale për ndikim në dëshmitarë.

Prokuroria e Specializuar e Hagës në aktakuzën e saj, ka pretenduar se Bahtijari e kishte kërcënuar me vrasje një dëshmitar.

“Kur dëshmitari 1 e pyeti se a do të vritej djali i tij nëse dëshmitari 1 do të dëshmonte, Bahtijari pohoi”, thuhet në pikën 10 të aktakuzës.

Gjykata Speciale e ka publikuar aktakuzën e unifikuar në rastin ku ish-deputeti Haxhi Shala, si dhe Sabit Januzi e Ismet Bahtijari akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë.

Lajme të ngjashme