Policia arreston një person në Prizren i cili ishte i dënuar me rreth 4 vjet burgim - NACIONALE

Policia arreston një person në Prizren i cili ishte i dënuar me rreth 4 vjet burgim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, ka njoftuar se ka arrestuar perosnin S.K, 25 vjeçar i cili është dërguar në vuajtje të dënimit, që e kishtë të shqiptuar nga Gjykata, me 3 vjet e 9 muaj.

E plotë:

“I kërkuari nga gjykata në Prizren dërgohet në vuajtje të dënimit me burg për rreth 4 vjet

Prizren, 16 Qershor 2023

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave dhe urdhër arresteve të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Me 15.05.2023, rreth orës 17:10, në Prizren është realizuar urdhër arresti Gjykatës Themelore në Prizren. me urdhër arrest ishte në kërkim personi S.K. 25 vjeçar, i cili me vendim të plotfuqishëm ishte i dënuar me dënim me burg për 3 vjet e 9 muaj.

I kërkuari, pasi që janë kryer procedurat ligjore, nga policia e Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.”

Lajme të ngjashme