Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Një rast është raportuar në Fushë Kosovë, një në Prishtinë, një në Prizren, një në Pejë dhe një në Gjakovë.
RASTET:
Fushë Kosovë 09.04.2023 – 15:30.
Ankuesja femër kosovare, ka informuar se në vazhdimësi ka pasur presion psikik nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati dhe është në kërkim policor.
Prishtinë 09.04.2023 – 19:00.
Ankuesja femër kosovare, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilën bashkëjeton, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati dhe është në kërkim policor.
Prizren 09.04.2023 - 14:30.
Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë ndaj tij. Gjatë kontrollit në trup të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Pejë 08.04.2023 - 20:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe me rekomandim të mjekut kujdestar do të dërgohet në Spitalin e Psikiatrisë.
Gjakovë 09.04.2023 – 23:00.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.