Pavarësisht urdhrit të Kurtit, Prokuroria vazhdon me hetime për mos-zbatimin e vendimit për Manastirin - NACIONALE

Pavarësisht urdhrit të Kurtit, Prokuroria vazhdon me hetime për mos-zbatimin e vendimit për Manastirin

2 vjet më parë

nga Besian Beha

Prokuroria Themelore e Pejës po vazhdon me punën hetimore lidhur me mos-zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit.

Kjo i është konfirmuar Nacionales nga Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Ai ka thënë se të gjitha veprimet janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Madje, të premten është thirrur për procedim edhe përfaqësuesi i Manastirit.

“Të premten është thirrur për procedim përfaqësuesi i Manastirit. Rastin jemi duke e trajtuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, dhe do të koordinohemi për çdo gjë”, deklaroi kryeprokurori Kurmehaj për Nacionalen.

Prokuroria e Pejës muaj më parë kishte konfirmuar se kanë nisur hetimet për mos-zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që është vepër penale.

Kohë më parë në një përgjigje për Nacionalen, Prokuroria e Pejës ishte ankuar se nuk po marrin përgjigje nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

“Për ketë proces penal, prokurori i shtetit ka lëshuar autorizime për disa institucione për të siguruar të dhëna rreth çështjes që po hetohet e ndër to jemi edhe në pritje të informatës zyrtare nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, nga të cilët ende nuk kemi pranuar përgjigje”, thuhej në përgjigjen e qershorit.

“Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, ka ridërguar kërkesë (me urgjencë) nga Agjencinë Kadastrale të Kosovës që nga ky institucion të sigurohen të dhënat e kërkuara nga prokurori i shtetit, të cilat do shërbejnë për ndriçimin e plotë të këtij procesi penal”, theksohej më tutje.

Për 8 vite me radhë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin nuk ishte zbatuar.

Urdhri i Kurtit për zbatim

Megjithatë, pritja mori fund. Kryeministri Kurti bëri të ditur dje se ka urdhëruar Agjencinë Kadstrale për zbatimin e këtij vendimi.

Në adresimin e tij para kabinetit qeveritar, ai ka treguar se pse e kanë kërkua një gjë të tillë.

Një raport i juristëve eminent, dokument zyrtar i Këshillit të Evropës, ka konstatuar se Kosova është shtet me kuadër të qëndrueshëm të institucioneve demokratike. Raporti ka listuar disa kushte nga të cilat ka qenë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit të vitit 2016. Raporti është publik dhe nuk mund të ndryshohet apo përjashtohet nga rruga jonë për në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ky ka qenë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Do të mbetet aty sot si kush pas 1 viti pas 10 vitesh. Pas një procesi masiv të vizitave, takimeve, na është bërë e qartë që nga shumë kushte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, disa janë plotësuar, e disa janë jo rugjente. Por njëri mbetet dhe nuk do të hiqet: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Qeverisë i është bërë e qartë nga komiteti i asamblesë parlamentare, nga grupet politike, nga shtetet e QUINT-it që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimit në Këshillin e Evropës, apo heqja e agjendës nga anëtarësimi”, është shprehur Kurti.

Vendimi i Kurtit ka nxitur shumë reagime.

Lajme të ngjashme