Pasi e rrëzoi Kushtetuesja, qeveria e procedon sërish Ligjin për Këshillin Prokurorial: Këto janë ndryshimet - NACIONALE

Pasi e rrëzoi Kushtetuesja, qeveria e procedon sërish Ligjin për Këshillin Prokurorial: Këto janë ndryshimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial, dhe të njëjtin e ka proceduar në qeveri. Kjo disa javë pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë Ligj në herën e parë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar ndryshimet kryesore që janë bërë në versionin e ri, raporton Nacionale.

“Propozojmë si anëtar permanent të jenë 7 anëtarë, 3 prokurorë dhe Kryeprokurori sipas detyrës zyrtare, dhe 3 anëtarë joprokurorë por duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së tyre në Kuvend duke adresuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se përbërjes aktuale deri në vitin 2026 do t’i shtohen edhe disa anëtarë joprokurorë.

“Natyrisht që ne nuk mund të presim deri në vitin 2026 duke penguar sundimin e ligjit, Proozojmë që në përbërjen aktuale të kemi edhe një numër shtesë të anëtarë joprokurorë deri në vitin 2026, duke mundësuar që KPK-ja të funksionojë në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme