Pas një mosmarrëveshje në Prishtinë, shkrepet edhe arma: Policia jep detaje
Të shtëna me armë zjarri ka pasur dje në Prishtinë.
Kjo pas një mosmarrëveshje mes dy personave, njëri prej të cilëve më pas e ka nxjerrë edhe armën.
Policia ka thënë se rasti është nën hetime.
Njoftimi:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti kishte shkrepur me armë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një telefon celular. Rasti nën hetime.