Pas Konjufcës, Gjykata e liron edhe Sami Kurteshin për akuzat se sulmoi punëtorin e KQZ-së
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur të pafajshëm anëtarin e VV-së, Sami Kurteshin.
Kurteshi akuzohej se ka sulmuar punëtorin e KQZ-së brenda zyrave gjatë kohës së pandemisë.
Kjo për shkak se i njëjti nuk kishte maskë.
Megjithatë, Gjykata ka konstatuar se elementet e aktakuzës nuk përbëjnë vepër penale.