“Nuk i respektoi rregullat” – Për cilat shkelje në qendrën e paraburgimit Specialja nuk e liroi me kusht Nasim Haradinajn? - NACIONALE

“Nuk i respektoi rregullat” – Për cilat shkelje në qendrën e paraburgimit Specialja nuk e liroi me kusht Nasim Haradinajn?

2 vjet më parë

nga Besian Beha

Hysni Gucati u lirua me kusht nga Dhomat e Specializuara të Hagës për shkak të sjelljeve të mira dhe faktit që e ka përfunduar 2/3 e dënimit. Kohën e njëjtë të dënimit e kaloi edhe Nasim Haradinajn, mirëpo ai nuk u lirua siç u dha për shkak të disa shkeljeve. Nacionales jell detaje të reja nga vendimi.

Më 30 nëntor 2020, disa muaj pas arrestimit, Nasim Haradinaj kishte thënë një deklaratë në media nëpërmjet bashkëshortes së tij. E në mars të vitit 2022, ai kishte dhënë një tjetër intervistë televizive pa leje. Këto dy shkelje në qendrën e paraburgimit, e kanë penalizuar Haradinajn nga lirimi i parakohshëm me kusht.

Madje, sipas vendimit, Haradinaj kishte marrë edhe dy paralajëmrime të tjera në mars të vitit 2023 për shkelje të rregullave, raporton Nacionale. Për të gjitha këto arsye, Gjykata Speciale për momentin nu kia aprovoi lirimin me kusht Haradinajt, ashtu siç bëri me Nasim Haradinajn.

“Raporti i DMU reflekton, megjithatë, se z. Haradinaj ka të dhëna disiplinore. Z. Haradinaj është paralajmëruar tre herë dhe ka marrë një paralajmërim me shkrim derisa ishte në paraburgim. Paralajmërimi i parë është dhënë më 30 nëntor 2020, kur u konstatua se z. duke dhënë një deklaratë në një media përmes gruas së tij pa kërkuar miratimin për këtë. Më 22 mars 2022, z. Haradinaj shkeli të njëjtin Neni 4(1) të Udhëzimit Praktik mbi Komunikimin në Media duke marrë pjesë përmes telefonit në një intervistë të drejtpërdrejtë televizive pa kërkuar miratimin paraprak nga Sekretari. Për këtë shkelje z. Haradinaj mori një sanksion disiplinor në formën e një paralajmërimi me shkrim. Më 7 shkurt dhe 15 mars 2023, z. Haradinaj mori dy paralajmërime të tjera për dy shkelje shtesë të rregullave të DMU-së dhe rregulloret”, thuhet në vendimin e Speciales.

Sipas vendimit, Nasim Haradinaj nuk ka treguar ndonjë prirje për të respektuar rregullat. Megjithatë, Haradinaj ka qenë tejet bashkëpunues me stafin në qendrën e paraburgimit.

“Presidenti vëren se zoti Haradinaj ka qenë i respektueshëm ndaj stafit dhe menaxhmentit të DMU-së në baza ditore. Z. Haradinaj më tej ka treguar gjatë seancës gojore se ka kaluar shumë kohë duke reflektuar për veprimet e tij dhe është zotuar që të mos përfshihet në asnjë akt që mund të karakterizohet si vepër kundër administrimit të drejtësisë në të ardhmen. Presidenti i konsideron të sinqerta deklaratat e zotit Haradinaj të bëra në seancë se ai nuk do të angazhohet më në vepra kundër administrimit të drejtësisë”, thuhet në vendim.

“Megjithatë, Presidentja është e vetëdijshme se disa nga informacionet që i janë dorëzuar asaj sugjerojnë se zoti Haradinaj nuk ka treguar respekt adekuat për rregullat dhe rregulloret të cilave duhet t'u përmbahet. Kjo dëshmohet nga procesverbali disiplinor i zotit Haradinaj – paralajmërimi i fundit i të cilit është lëshuar në mars 2023”, bëhet e ditur më tutje.

Lirimi i Haradinajt varet nga një tjetër raport që pritet ta hartojë Qendra e Paraburgimit.

Më 12 tetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi se ajo do të shqyrtojë modifikimin e vendimit të z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij me disa kushte pasi të marrë raport prej Administratores Fidelma Donlon në lidhje me sjelljen e z. Haradinaj gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së”.

“Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me z. Haradinaj”, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, Hysni Gucati është kthyer në Kosovë, dhe ai është pritur e vizituar nga qindra qytetarë.

Lajme të ngjashme