Njeriu më i afërt i Bernard Kouchner: Çka tha Covey për gati tri ditë dëshmi në Hagë? - NACIONALE

Njeriu më i afërt i Bernard Kouchner: Çka tha Covey për gati tri ditë dëshmi në Hagë?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Jock Covey, ish-zëvendës në UNMIK i Bernard Kouchner, ka dëshmuar për tri ditë në Gjykatën Speciale të Hagës.

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka bërë të ditur se nuk do të jenë gati për të përfundojnë paraqitjen e provave deri më 14 nëntor, e as dorëzimin e dosjeve finale në dhjetor.

Covey ka folur për rolin e Hashim Thaçit, strukturën e UÇK-së, krimet e pretenduara të pasluftës, tensionet ndëretnike e tema të tjera.

Covey ditën e djeshme deklaroi që raporti i Hashim Thaçit me komandantët kishte qenë i ndërlikuar. Madje, ai tha, se komandantët kishin shfaqur mungesë respekti ndaj Thaçit.

“Ai që fliste në emër të UÇK-së, ishte Agim Çeku. Kjo më kujtohet fare qartë sepse dukej që po konfirmonte atë që ne besonim në fillim me z.Thaçin. Që ai kishte marrëdhënie të ndërlikuar me komandantët në terren, dhe se ata kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij, nuk kishin respekt për të, në ketë rast për të cilën po flasim, më lejoni të kthehem pak mbrapa. Gjenerali Jackson i cili kishte mospajtim me Clark për sa i takon përpjekjeve të rusëve për të marrë aeroportin para se KFOR të hynte në Kosovë. Unë, Clark dhe Jackosn dhe është meritë e tyre kjo, kishin tejkaluar këtë mosmarrëveshje serioze. Kur Jackosn pati nevojë të sillte komandantët e UÇK-së, t’i rivendoste aty, t’i bindte ata që të pranonin kushtet e zbatimit të marrëveshjes për krijimin e TMK-së, si organizatë civile e paarmatosur, KFOR-i ishte afër afatit kohor që ishte dhënë, dhe duhej ndihmë për të bindur komandantët që të jepnin përgjigje pozitive. Clark bëri prezantim shumë të fuqishëm, të zgjatur për rëndësinë e legjendës së Cincinatit, bile hoqi edhe xhaketën e tij që ishte i paarmatosur, dhe iu nënshtrua kontrollit civil. Në fund të paraqitjes së Clark, Jackosn bëri pushim, njerëzit morën pije. Të gjithë ishin aty, përveç Thaçit, i cili qëndroi aty ku ishte. Komandatët e tjerë po bisedonin me gjeneralin Clark. Unë me qëllim nuk pata shkëmbime me Thaçin, as nuk kam shikuar në drejtim të tij, si vëzhgues mu duk se sjellja e tyre ishte përçmuese ndaj tij. Kishte shumë pak gjasa të kërkonin udhëzime, apo urdhra, apo t’i raportonin aktivitetet tek ai”, tha Covey ditën e djeshme, raporton Nacionale.

Covey deklaroi se Agim Çeku ishte individi me më së shumti ndikim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Neve na u dha përshtypja që Çeku duhet të kishte konsensus. Nuk ka pasur komandë qendrore, gjeneral Çeku ishte individi më me ndikim në UÇK. Ne mund ta shihnim gjeneralin Çeku shumë të qetë. Ne kuptonim që UÇK-ja ishte më shumë lëvizje, se ushtri, ku secili individ në zonë apo komanndantë në terren kishte autonomi të gjerë, qoftë në realitet apo imagjinatën e tyre. Kishin këtë pushtet, mendonin që mund të bënin atë që vendosnin të bënin në zonën e tyre”, tha ish-zëvendësi i Bernard Kouchner.

Ai u pyet edhe lidhur me përfundimin e konfliktit, kjo temë tejet e diskutuar në Hagë.

“Konflikti përfundoi me marrëveshjen për tërheqjen e serbëve, që më duket më 20 qershor 1999. Nuk më kujtohet, thjesht ekziston dokumenti. Zbatimi i këtij dokumenti i dha fund edhe konflikti”, tha ai më tutje.

Covey komentoi edhe raportet e Thaçit me Agim Çekun.

“Sipas asaj që kam parë, ata silleshin korrekt me njëri tjetrin, nuk më kujtohet qartë nëse kanë shkëmbyer fjalë me njëri tjetrin. Sigurisht nuk kam parë që njëri të jepte urdhër tjetrit. Dukeshin sikur po silleshin me rezerva me njëri tjetrin. Dhe rrallë i kemi parë në të njëjtën dhomë së bashku”, tha Jock Covey.

“Unë flas në emër të UNMIK-ut. UNMIK-u nuk e ka trajtuar atë (Thaçin) si komandant”, tha ai më tutje.

Covey u pyet edhe për aktin e vrasjes së 14 qytetarëve serbë në Lipjan, dhe reagimin e Thaçit.

“Duke u njoftuar për aktin e vrasjes së 14 qytetarëve serbë në afërsi të Lipjanit, z. Thaçi tha se kjo po ndodhë edhe për shkak të vakuumit të krijuar si rezultat i vonesës së krijimit të një force policore. Ky akt na ka shqetësuar dhe nuk do të lejojmë që në Kosovë të mbizotërojë anarkia. A përputhet kjo nga mënyra se si e ka trajtuar dhunën ndaj pakicave etnike z. Thaçi?”, ishte pyetja që bëri avokati Misetiq.

“Po deklarata që nuk do të lejojmë anarkinë, po. Sa i përket krijimit të forcës policore, ishte një ankesë që është bërë në ditët e para të misionit tonë paqëruajtës dhe të njëjtën ankesë e kemi dëgjuar edhe nga NATO-ja”, u përgjigj ai.

Ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey, ka thënë se Hashim Thaçi kishte qenë i frikësuar në Rambuje.

“Që trembej është e qartë edhe në Rambuje që ai është kërcënuar drejtpërsëdrejti që nëse ai nuk pajtohej me kërkesat e komandantëve të zonave. Por, ishte edhe sjellja e tij e qartë. Mënyra se si ishte i kujdesshëm sa i takon marrëdhënieve me udhëheqjen e lëvizjes së UÇK-së. Ne, thjesht nxjerrim përfundime nga çka kemi parë, çka kemi dëgjuar dhe bazuar në përvojën tonë jetësore”, tha ai.

Njeriu më i afërt i Bernard Koushner, Jock Covey, ka vazhduar dhe sot dëshminë e tij në Hagë. Në një moment, ai është pyetur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi se si e kanë njoftuar Thaçin në periudhën e vitit 1999.

Ai nënkupton se ekipi i tij, bashkë Bernard Kouchner nuk ishin njerëz ‘të papërvojë në identifikimin e njerëzve me të cilët mund të punonin”.

Si kemi arritur në këtë vlerësim. E kuptoj se disa prej nesh bëjnë një paraqitje pak më të butë, dikush që nuk i ka të gjitha informacionet mund të bëj edhe pyetje nëse një person i tillë është pak naiv ose është mashtruar nga fjalë të bukura, por ne – dhe këtu po përfshij veten dhe Bernard Kushner, nuk jemi fillestarë në këtë.

Në kohën kur shkova atje, unë kisha 30 vite përvojë në shërbimet e jashtme, kudo”, thotë Covey në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai thotë se kanë ‘trajtuar mirë gjithçka’ se çka i karakterizonte njerëzit e UÇK-së, meqë thotë se ‘të dhënat që mblidhhnin duhet t’ua paraqitnin qeverive të tyre’.

Kemi trajtuar gjithcka, nga kultura luftarake ekstreme te njerëz jashtëzakonisht të këqinj me qëllime të tmerrshme, deri te frikësimi politikanë të zgjuar që tentonin të kuptonin që të gjenin një mënyrë për të shprehur atë që mendonin dhe për ta thënë atë në mënyrën sic ne donim ta besonim.

Ne nuk mund të presim të kemi informacionin e plotë ose të gjitha informacionet, megjithatë pritet prej nesh që të arrijmë në përfundime që presidentët dhe qeveritë tona mund të mbështeten tonë.

Besoj që gjatë shërbimit tim, e kam përmbushur këtë sfidë”, thotë ai.

Ndërkohë, gjatë kësaj pjese të dëshmisë, Covey e përshkruan Thaçin kështu:

Në Kosovë neve na u paraqit, shembull konkret, ky njeri i ri, që ishte ndoshta jo shumë i zhvilluar por shumë ambicioz dhe shumë i zgjuar, me ambicie politike që ishin përtej aftësisë së tji për të imponuar këto ambicie politike.

Ne pamë me interes këtë, se si ai po përpiqej të gjente këtë rrugë në të cilën nuk kishte përvojë” – thotë ai.

Lajme të ngjashme