Ngrihet aktakuzë ndaj ish-policit serb për mungesë në gjykim lidhur me një rast dhunimi seksual gjatë luftës në Kosovë - NACIONALE

Ngrihet aktakuzë ndaj ish-policit serb për mungesë në gjykim lidhur me një rast dhunimi seksual gjatë luftës në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit M.J. për gjykim në mungesë lidhur me një rast të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri me iniciale M.J. si pjesëtarë i forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Ferizajt, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, në bashkëkryerje me persona të tjerë, deri tani të paidentifikuar, ka kryer dhunim seksual ndaj femrës së nacionalitetit shqiptarë, e cila në kohën e dhunimit ishte e mitur.”

Me këtë rast viktima pësoj lëndime të rënda fizike dhe trauma të përhershme psikike.

Me këto veprime i pandehuri M.J. ka kryer vepër penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës kompetente që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për ta gjetur të pandehurin.

Lajme të ngjashme