Nga “pengues të reformës” në “kemi shkruar ligjin siç na tha Kushtetuesja”: Metamorfoza e Haxhiut - NACIONALE

Nga “pengues të reformës” në “kemi shkruar ligjin siç na tha Kushtetuesja”: Metamorfoza e Haxhiut

2 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila e ka dështuar reformën në drejtësi për këtë mandat, e kishte quajtur “penguese të reformës” Gjykatën Kushtetuese, kur ia pati rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si anti-kushtetues në tërësinë e tij. Këtë të enjte kur u miratua në Kuvend ky ligj i ri-shkruar, Haxhiu në Facebook u krekos se ligji përmbanë të gjitha kriteret dhe standardet, duke shtuar se është përpiluar sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Çka ndodhi?

Lëvizja Vetëvendosje, me shumicë votash këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës, pa opozitën, ka miratuar Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky Prokjekt-ligj është miratuar me 61 vota për.

Ministrja Haxhiu si sponzoruese e këtij ligji, u krekos se po e reformon Këshillin Prokurorial.

“Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial - me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem.” – u shpreh ajo.

Madje ajo u sigurua të tregoj se ky ligj u përpilua ashtu siç kishte thënë Gjykata Kushtetuese. “Ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.” – shkroi Haxhiu.

Kur Haxhiu aktgjykimin me të cilin përshtati ligjin e quante absurd

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu kishte reaguar veç një ditë pas shpalljes anti-kushtetues të Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Haxhiu në një konferencë për media, e kishte quajtur absurd vendimin e Kushtetuesës, e cila e rrëzoi Ligjin me të cilin VV krenohej se do t’a reformoj prokurorinë.

“Është absurde se si Kushtetuesja e gjeti si ndikim të politikës, që në KPK të jetë një anëtar nga Avokati i Popullit, derisa Komisioni i Venecias këtë e ka konsideruar në raport me standardet ndërkombëtare. Pse Gjykatës Kushteutese ju deshën 9 muaj për të nxjerrë këtë Aktgjykim. Pse na morën 9 muaj? Pse iu nevoitën kaq shumë kohë?” ka thënë Haxhiu.

Haxhiu pati kritika të shumëta për krejt sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe institucionin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se udhëheqës të këtyre institucioneve, janë ndërruar vazhdimisht, po të njejtit, duke i shërbyer njëri-tjetrit për interesa personale.

Haxhiu tha se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, e se reagimet e opozitës për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe demokracisë, sipas saj janë për keqardhje.

“Për keqardhje reagimi i opozitës. Këmb e kokë këta e kanë kapur në të kaluarën sistemin e drejtësisë. Këta nuk kanë të drejt të flasin për reforma në drejtësi.

Unë dua t’I garantoj qytetarët e Republikës, por edhe t’I dëshpëroj opozitën. Siç 14 shkurti kur fituam është i pakthyeshëm, ashtu edhe reforma në drejtësi është e paktheyshme. Nuk është as hera e parë e as e fundit që më kërkohet dorëheqja. Nuk jap dorëheqje” u shpreh ministrja.

Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur si anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar vlerësim të kushtetueshmërisë.

“Aktgjykimi sqaron që kërkesat e parashtruesve të kërkesës janë parashtruar në Gjykatë bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës dhe se kjo kategori e kërkesave ka karakter suspenziv, përkatësisht ligji i tillë mund t’i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje vetëm pas vendimmarrjes së Gjykatës dhe në pajtim me modalitetet e përcaktuara në vendimin final të Gjykatës për rastin e kontestuar. Në kontekst të praktikës së saj gjyqësore, siç është shtjelluar edhe në Aktgjykim, Gjykata vlerëson që marrë parasysh natyrën e dispozitave të Ligjit të kontestuar të shpallura në kundërshtim me Kushtetutën dhe faktin që pjesa tjetër e Ligjit të kontestuar do të ishte vështirë e zbatueshme pas shpalljes së dispozitave të lartcekura si të pavlefshme, Ligji i kontestuar, në shërbim të parimit të sigurisë juridike, duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij.” – thuhet ndër të tjera në Aktgjykim

Lajme të ngjashme