Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet gjykimi ndaj Joliq, i akuzuar për krime lufte - NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet gjykimi ndaj Joliq, i akuzuar për krime lufte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet gjykimi ndaj Çaslav Joliq, serbit i cili akuzohet për krime lufte. Deri më tani ka dëshmuar një dëshmitar. E dëshminë po e jep edhe dëshmitari i rradhës Gjergj Palokaj.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 18 nëntor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Çaslav Joliq me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës prej muajit janar 1998 deri më 21 qershor 1999, në territorin e Komunës së Istogut në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.

Vet Joliq në seancën fillestare ishte deklaraur i pafajshëm.

Lajme të ngjashme