Naim Maloku në Hagë: UÇK-ja ka qenë ushtri e rregullt vullnetare
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Maloku, ka dëshmuar në Gjykatën Speciale për organizimin e UÇK-së.
Ai ka thënë se në libra, ka pasur ekzagjerime.
Maloku ka thënë se UÇK-ja ka qenë ushtri e rregullt vullnetare.
“Ndoshta e kam paraqitë strukturën organizative dhe zinxhirin komandues si strikte. Më lejoni t’ua sqaroj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka qenë ushtri e rregullt vullnetare. Nuk ka qenë e mobilizume në bazë të ligjeve, Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, por është organizu në baza vullnetare”, ka thënë Maloku.