Miftaraj: Specialja ka pasur informacione prej fillimit të vitit 2023 për pengim të drejtësisë, e pakuptueshme pse i arrestoi tash - NACIONALE

Miftaraj: Specialja ka pasur informacione prej fillimit të vitit 2023 për pengim të drejtësisë, e pakuptueshme pse i arrestoi tash

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka komentuar aksionet e Gjykatës Speciale, dhe aktakuzën e fundit për pengim të drejtësisë.

Miftaraj ka vënë theksin te fakti që Specialja e ka ditur prej fillimit të vitit 2023 për pengim të drejtësisë, dhe është e pakuptueshme pse tash u ndërmorën aksione të tilla.

“IKD në vazhdimësi e ka potencuar faktin që integritetin procedurës gjyqësorë garantohet duke mbrojtur dëshmitarët, gjyqtarët jo vetëm në Hagë por edhe në Kosovë, duhet të siguronin që procedurat të zhvillohen në mënyrë të pa penguar sidoqoftë në mënyrë se si e pamë dhe si u zhvilluan seancat e paraburgimit që tre ditë mund të themi se është e pakuptimtë se Gjykata Speciale të potencoi se ka pasur informacione që personat e njëjtë kanë penguar administrimin e drejtësisë prej fillimit të vitit 2023 deri në fund të vitit 2024 dhe vetëm në këtë fazë e marrin një vendim të tillë është e pa zakontë dhe për ne është e pa kuptueshme. Për më tepër ne duhet ta kuptojmë faktin që deri në mars-prill të vitit të ardhshëm është paraparë që dëshmitarët e Prokurorisë të mbyllin si temë dhe të japin dëshminë e tyre”, është shprehur Miftaraj.

“Në këtë fazë, pra në fund të këtij procesi gjyqësor të shohim një gjë të tillë për neve është e pa kuptimtë që është e vërtetë që ligji nuk e ndalon. Nuk duam ta paragjykojmë rastin në këtë fazë, por në bazë të asaj që kemi parë si IKD që monitorojmë këtë gjykatë në baza ditore, dhe po raportojmë për çdo seancë që është mbajtur mund të themi që prokurorët e rastit së paku shihen që nuk janë shumë të kënaqur me punën që kanë bërë kemi parë një numër të madh të dëshmitarëve të Prokurorisë në një mënyre kanë jep dëshmi të cilat kanë shkuar në favor të mbrojtjes, ne duam të besojmë që ky frustrim i Prokurorisë nuk është duke ndikuar edhe në veprimet e fundit që u ndërmorët në këto ditët e fundit”, ka theksuar ai për EO.

Lajme të ngjashme