Më 2 shkurt Apeli jep vendimin për Gucatin e Haradinajn
Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Hagës, më 2 shkurt do ta jap vendimin lidhur me Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.
Lajmi e ka konfirmuar Specialja në një njoftim në faqen zyrtare, transmeton Nacionale.
Gucati e Haradinaj ishin dënuar me 9 vjet burgim, nën akuzat për ndikim në dëshmitarë, hakmarrje e frikësim të dëshmitarëve.
Krejt kjo pas publikimit të dosjeve që që ishte bërë në vitin 2020.
Avokatët e Gucatit dhe Haradinajt në parashtrimet e tyre, kanë pretenduar se vendimi i shkallës së pare ka qenë i padrejtë dhe i njëanshëm.
